Turqi: 141 të vdekur dhe 65.236 raste të reja me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 65.236 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 141 pacientë të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).
Në 24 orët e fundit janë bërë 403 mijë e 104 teste, nga të cilat 65 mijë e 236 kanë rezultuar pozitivë.
Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 38 mijë e 242.
Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është rritur në 136 milionë e 898 mijë e 878.

