Turqi: Përmbyset autobusi, tetë të vdekur dhe 35 të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Turqi. Një autobus, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat dhe ekipet e shpëtimit, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.