Turqia i çon në gjyq projektuesit e ndërtesave që nuk e përballuan tërmetin

Turqia i çon në gjyq projektuesit e ndërtesave që nuk e përballuan tërmetin e 30 tetorit, ku deri tani humbën jetën 114 persona, ndërsa lëndime pësuan qindra të tjerë.

Të paktën 9 të dyshuar deri tani, që mendohet të jenë të përfshirë në ndërtimin e këtyre objekteve u nxorrën sot para gjykatës.

Urdhërat e arrestit u lëshuan për 11 të dyshuar, përfshirë kontraktorë dhe inxhinierë, që dyshohet se ishin bashkëpunëtorë në ndërtesat me defekte që u shembën gjatë tërmetit me fuqi prej 6.6 ballë, që goditi Izmirin, njërën nga tri zonat më të banuara në Turqi.

Të dyshuarit, ndërkaq kanë deklaruar se kanë ndërtuar në përputhje me rregulloret e kohës.

Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë, e cila në të kaluarën ka përjetuar tërmete me fuqi shkatërruese.

Sikur kjo të ndodhte edhe në Kosovë, për projekte të ndryshme infrastrukturore, me siguri në përgjegjësi do të shkonin qindra persona.