Turqia po vazhdon betejën me zjarret, 125 vatra i ka vënë nën kontroll
Turqia e cila prej gati një jave po vazhdon të përballet me zjarret, tashmë ka vënë në kontroll 125 nga 132 ‘vatra të kuqe’.
Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, BekirPakdemirli, së bashku me ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu dhe ministrin e Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, bëri një deklaratë për shtyp në lidhje me situatën e fundit në luftën kundër zjarreve në rrethin Milas të Muglas.
“Ne kemi vënë në kontroll 125 nga 132 zjarre që shpërthyen në 5 ditët e fundit, 7 prej tyre janë në vazhdim. Përveç kësaj, ekipet tona përkatëse u përgjigjën në 78 zjarre të tjera rurale”, bëri të ditur ministri Pakdemirli.
Ai deklaroi se zjarret vazhduan në rrethin Manavgat të Antalies dhe rrethin Marmaris të Muglas dhe se një zjarr tjetër shpërtheu në rajonin Sutçuler të Ispartas dhe se kanë filluar punimet për fikjen e zjarrit, ndërsa zjarri që shpërtheu në Hozat të Tuncelit u vu nën kontroll.
Pakdemirli tha se për ndërhyrjen ndaj zjarreve janë angazhuar 16 avionë, 9 dronë, 51 helikopterë, 1 helikopter pa pilot, 850 makina zjarrfikëse, 150 makina pune dhe mbi 5.000 persona.


 
 
						 
						