Tyson Fury tallet me Joshuan dhe Usyk: Do i mposhtja të dy në të njëjtën natë

Tyson Fury paralajmëroi pensionimin e tij vetëm pak ditë më parë.

Megjithatë, Fury duket se e ka ndërruar mendjen pas duelit për kampion bote të peshave të rënda mes Joshua dhe Usyk, ku ky i fundit u rikonfirmua si kampion.

Në një video të publikuar nga “DAZN Boxing” në Twitter, Fury dëgjohet duke thënë se ishte ndeshja më e dobët në histori të peshave të rënda për kampion bote, raporton Gazeta Blic.

“Duhet të tregohem i sinqertë me ju djema, ata dy ishin të tmerrshëm. Është ndeshja më e keqe që unë kam parë ndonjëherë. Do i mposhtja të dy në të njëjtën natë”, dëgjohet të ketë thënë “Gippsy King”.