U çunë gjyshet me sabah

Farkuk Tasholli

(Humor ditor në vlug zgjedhor)

U çunë gjyshet me sabah,
Drejt e n’banjo :“Bismilah“!
Tuj u la e kreh e krue
N’Ferizaj ma shpejt me shkue!

Krejt pa gjumë iu shkoi nji natë
Qysh me dal me ecë n’sfilatë,
A mos duhet m’u vesh ndryshe
A si nuse a rrafsh si gjyshe?!

A m’i prit kerret a xhipat
Se n’pushtet po na vijnë nipat,
Ku bijnë surlat me tupana
Kanë me zdrit rruza, kollana!

Ani mu në ballë t’jurisë
Kur t’vijnë gratë e Qeverisë,
Si fluturon dallëndyshja
Ka me dalë në skenë „Mis Gjyshja!“

Kanë me mbetë kujtime, mbresa
Kanë m’u g’zue nipa, mbesa;
Kanë m‘u dridh fusha e mali
Kur t’vijnë gjyshet nga Festivali!

Ka me rrah gjoks Qeveria
Ka me folë vetë historia,
Kanë me vlu n’breza t’Partisë
Krejt sfilatatj gjyshnisë!