U dogj nga flakët e zjarrit që kishte ndezur për të djegur mbeturinat
Një 67-vjeçare është dërguar mbrëmjen e kësaj të diele me djegie në spital.
Mësohet se ajo ka marrë plagë në trup teksa po shuante zjarrin që kishte ndezur vetë.
“Malësi e Madhe/Informacion paraprak. Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave. Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

