U godit katër herë me thikë në bark, kryetari i kësaj komune niset për në spitalin Ushtarak
Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Gjendja e tij është e stabilizuar dhe do të marrë mjekim tek Trauma.
Plagosja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, kur autori Orges Xhelili qëlloi me thikë kryebashkiakun dhe shoferin e tij. Ai më pas u kap nga Policia.

