U la e vdekur në mes të rrugës nga shqiptari, 21-vjeçares në Selanik i vodhën 1500 euro pas aksidentit

Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një studente 21-vjeçare u përplas për vdekje nga një 26 vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke, pak minuta pas aksidentit, teksa 26-vjeçari u largua nga vendngjarja, disa persona i kanë vjedhur një shumë të madhe parash nga çanta të resë e cila kishte ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për 1500 euro të cilat persona ende të paidentifikuar, ia kanë marrë nga çanta të resë. Sipas raportimeve shuma e parave i është dhënë studentes greke nga familjarët e saj para se ajo të nisej për në Sleanik.

“Kur vajza është rrëzuar përtokë dhe ka goditur, dikush i ka marrë portofolin me një sasi të madhe parash nga çanta. E kemi fjalën për 1500 euro. Rasti do t’i kalohet prokurorit kompetent për ndjekje penale dhe urdhërim të hetimeve paraprake sepse kjo shumë ka ekzistuar dhe pas ngjarjes është zhdukur”, ka thënë avokati i familjes, Nikos Rusopulos, percjell shqip.

Më tragjik është fakti që edhe pse 21-vjeçarja kishte ndërruar jetë, sërish nuk u lajmëruan autoritetet dhe ajo u gjet disa orë më pas aksidentit.