U nis për në spital, lindi në ashensor

Pavarësisht se sa shumë e planifikojnë lindjen, nënat në pritje duhet të jenë gjithmonë të përgatitura për disa situata dhe surpriza të papritura.

Braziliania Deborah Bittar, e cila lindi në ashensorin e pallatit të saj, ka përjetuar një situatë të jashtëzakonshme dhe gjithçka është regjistruar nga një kamera vëzhgimi.

Ajo ishte në shtëpi kur filloi lindjen dhe u bë gati për t’u nisur për në spitalin më të afërt, por arriti në ashensor para se të lindte.

Fatmirësisht ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Danilo Almeida, mjek gjinekolog, ndaj e ndihmoi gjatë lindjes.

Doktoresha Almeida tani ka ndarë edhe pamjet nga kamera e sigurisë në ashensor.

Babai preu edhe kordonin e kërthizës dhe ndonëse në karrierën e tij ka sjellë në jetë më shumë se 5000 gra, ai pranon se kjo lindje ishte më e veçanta.

“Shumica e lindjeve që kam janë normale dhe ndonjëherë zgjasin më pak se dy orë. Kjo më befasoi”, shtoi ai.