U raportua e zhdukur, 19-vjeçarja nga Prizreni gjendet në Durrës
Një vajzë nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur në Durrës.
Familja e kishte kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen e 19-vjeçares, e cila kishte dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Raportimi i rastit aktivizoi njësitë policore, që u vunë në lëvizje dhe arritën të zbulojnë vendndodhjen e vajzës.
Siç merr vesh Sinjali, pas bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, 19-vjeçarja është gjetur në Durrës të Shqipërisë.
Sipas informacioneve të para, gjendja e saj shëndetësore është e mirë, por akoma nuk dihen rrethanat se si ka përfunduar atje.
Lidhur me detajet e rastit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

