“U rrëzova dhe pashë kush ishte vërtet pranë, emri yt mungonte” – reagimi i Adrit pasi gjeti veturën

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin këngëtar Adri dhe Iliriana.

Gjithçka nisi parmbrëmë në Zhelinë, ku vetura e tyre luksoze e tipit “Audi” u vodh. Pas 24 orë kërkimesh intensive, kjo histori ka marrë fundin e lumtur.Adri ka konfirmuar gjithçka përmes një fotoje ku shfaqet i qeshur pranë makinës së tij të zezë, ndërsa ka shprehur mirënjohjen maksimale për njësitin policor që bëri të mundur gjetjen e veturës.

“Më në fund pas shumë kërkimeve të njësitit intervenues (ALFA), gjindet vetura. Një falënderim për të gjithë ata që na ndihmuan dhe na përkrahën moralisht” – ka shkruar ai.

Por mesa duket, këto 24 orë të vështira i kanë shërbyer Adrit për të kuptuar më shumë rreth rrethit të tij shoqëror.

Përtej gëzimit për gjetjen e mjetit, ai ka lëshuar një “shigjetë” të fortë publike për ata që e braktisën në momentin e vështirë.

“U rrëzova dhe pashë kush ishte vërtet pranë… emri yt mungonte” – shkruan këngëtari në Instagram.

Kujt ia dedikon vallë këtë mesazh zhgënjimi ish-banori i BBVK? A bëhet fjalë për miq të ngushtë apo kolegë që nuk u gjendën pranë kur Adri kishte më shumë nevojë?

Kjo mbetet ende enigmë, por rëndësi ka që “Audi” është rikthyer në shtëpi.