U shpall i pafajshëm pas 25 vitesh burg, shikojeni reagimin e këtij personi!

Një person u shpall i pafajshëm pas 25 vitesh burg. Reagimi i tij ishte shumë prekës kur gjykata ia ktheu lirinë e mohuar padrejtësisht për një çerek shekulli.

Daniel Villegas nuk arriti t`i mbante dot lotët, ndërsa priste verdiktin dhe sidomos pas tij.

Juria që përbëhej nga shtatë gra dhe pesë burra i dha fund një sage 25-vjeçare, që përfshinte tri gjykime dhe shumë apele.

Avokati i tij, Joe Spencer u shpreh: “Unë nuk mund as ta imagjinoj se çfarë kanë hequr ai dhe familja e tij gjatë gjithë këtyre viteve”.

Villegas qau ndërkohë që priste njoftimin dhe më pas u rrëzua në gjunjë kur më në fund u shpall i pafajshëm.

Familja dhe mbështetësit e tij, të cilët mbushën sallën e gjyqit, shpërthyen në duartrokitje.

Villegas akuzohej për një vrasje të dyfishtë, raporton newsmediaa.com

Për t`i parë emocionet e këtij të burgosuri, familjarëve, miqve dhe të njerëzve tjerë në gjykatore, duhet të shihni këtë video.