U vjen rendi edhe dajave

Dega e PDK në Gjilan ka reaguar sërish ndaj punësimit të familjarëve të LVV.

Çdo ditë nga një lajm i mirë, pas kunatave dhe balldëskave tani dajtë kanë hy në vallen e punësimeve familjare.

Nuk është shumë me rëndësi ku po luhet edhe këtë vit derbi Drita-Gjilani, për qeverisjen e VV-së e rëndësishme është që java të përmbyllet me ndonjë punësim familjar.

Ndërmarrja Publike Rajonale Hidromorava kësaj here e ka siguruar një vend pune me kontratë të rregullt për dajën e gruas së kryetarit të Gjilanit.

Nuk ka rëndësi mosha e parapensionit, me rëndësi dajtë mos me mbetë anash.

Për qeverisjen e VV-së muaji tetor është shpallur muaji për dajallarë. Suksese, thuhet në reagimin e PDK në Gjilan.