Udhëtim në kohë: Rruga deri në Pazarin e Gjilanit bëhet me kuaj
Në këtë fotografi shihet një udhëtim i thjeshtë, por i mbushur me kuptim, nga Sllovia e Lipjanit drejt Pazarit të Gjilanit.
Qerrja e drunjtë, e tërhequr nga kuajt besnikë, ecën ngadalë në rrugën e fshatit, mes gjelbërimit dhe shtëpive me çati të kuqe, duke sjellë me vete frymën e një kohe tjetër.
Në qerre janë Ejupi Behgjeti Pacolli, vëllezërit Shabi Dubova, dhëndri i Nehbisë nga Makofci (daja), dhe Avdyl Pacolli – djali i Behgjetit.
Fytyrat e tyre të qeta, plisat e bardhë dhe veshja e thjeshtë, tregojnë për njerëz të punës, përditshmërinë e asaj kohe dhe lidhjen e fortë mes familjes, fshatit dhe tregut.
Ky ishte një udhëtim që nuk bëhej vetëm për treg. /Sabedin Sherifi
Foto: Afrim Pacolli

