Uji po rikthehet në tokën tonë të tharë

Shirat e ditëve të fundit kanë ringjallur përroskat dhe lumenjtë në rrethinën e Gjilanit.

Kjo foto që ka dërguar sot Osman Ibrahimaj, adhurues i madh i natyrës, tregon se uji ka filluar të rikthehet në tokën tonë.

Qyteti i Gjilanit po i vuan pasojat e thatësisë së gjatë, që prej qershorit të vitit të kaluar e këndej.

Furnizimi me ujë, në disa lagje të qytetit po bëhet me reduktime.

Komuna dhe Hidromorava kanë bërë disa zgjidhje alternative për furnizim me ujë përmes puseve në Montith dhe Fidanishte, për ta zbutur sado pak gjendjen.

Zgjidhje afatgjate duhet kërkuar në burime ujore larg qytetit të Gjilanit, në Llapushnik, ose në regjionin e Vitisë apo të Kamenicës, për çka duhen investime të mëdha dhe kohë për të realizuar projektin.

Shirat e pranverës, që tashmë po vije, janë shpëtim për një zgjidhje më të shpejtë./mediafokus.info