Ujku bënë kërdi në një fermë, mbyt 12 krerë dele

Fermën e deleve të pronarit Ramë Mujajt në Strellc e kanë sulmuar mbrëmë ujqit, duke ia mbytur 12 krerë. 

“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë, është edhe trishtueshëm”, ka thënë pronari i fermës.

Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk, por më shumë sish, sepse kanë mbytur shumë dele.

Mujaj u ka tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët, sepse ujku e ka tashmë të njohur ketë terren dhe mund t’i sulmojë edhe kopetë tjera nga ky fshat.