Ujku shfaqet në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, publikohen pamjet

Një ujk është shfaqur në lagjen Arbëria (Dragodan) në Prishtinë, tek rruga e Zagrebit.

Faqja e Facebook “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” ka publikuar një video të ujkut që është parë në këtë lagje.

Banorët e asaj lagje po ndihen të shqetësuar nga prania e ujkut.

Ata kanë kërkuar reagimin e autoriteteve, para se të ketë pasoja.