Ukë Rugova dhe të tjerët lirohen nga akuza për krim të organizuar, dënohen për armëmbajtje pa leje

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Ukë Rugova, dhe katër tjerë, përfshirë edhe ish-ministrin e Kulturës, Astrit Haraqia, janë liruar nga akuzat për rastin e vizave italiane.

Por, ndaj Ukë Rugovës është shqiptuar gjobë prej 6000 euro për posedim të paautorizuar të armës, ndërsa për vepër të ngjashme janë gjobitur me nga 3500 euro Izet Zeqiri e Qefser Baholli.

Haraqia është liruar nga të gjitha akuzat, siç është liruar edhe Florjan Petani.