Ukrahina duhet te jetë neutrale
Elena Kocaqi
Ukrahina duhet te jete nje vend neutral, siç e ka shpallur vetveten, kur shpalli pavarsinë.
Eshtë e vetmja mënyrë për te shmangur nje konflikt midis perendimit dhe lindjes.
Do te ishte totalisht e papergjegjshme qe Fuqite e Medha te çonin botën ne lufte dhe kërcenonin jetën e njerezimit per egot dhe kaproçit mashkullore politike.
Rusia ne dy luftërat boterore ka pasur aleat Amerikën, Anglinë dhe Francën, tani i ka kunder.
Ajo mund te mos fitojë, por ama mund t’i shkaktojë një dem te madh Evropës.
Nuk duhet qe Fuqite e Medha te luajnë me sigurine kombëtare te njera tjetrës.
Një Ukrahinë neutrale mban ekulibrin ne ate rajon dhe ruan paqen dhe sigurinë globale.
Luhet me diplomaci dhe me mjete te tjera, por kurre nuk duhet marr lufta si mjet i lojës politike.
Autoriteti i gjithe Fuqive ne kete rast ruhet vetem me nje Ukrahinë, as te Lindjes as te Perendimit.

