Ukrainë: Janë vrarë 97 fëmijë dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi se 97 fëmijë janë vranë në sulmet e kryera nga ushtria ruse midis datave 24 shkurt dhe 15 mars në luftën Rusi-Ukrainë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi se 97 fëmijë janë vranë në sulmet e kryera nga ushtria ruse midis datave 24 shkurt dhe 15 mars në luftën Rusi-Ukrainë, raporton tr.net
Në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se më shumë se 100 fëmijë janë plagosur si pasojë e sulmeve të kryera nga forcat e armatosura ruse në Ukrainë.
Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se “Të paktën 5 fëmijë vdesin çdo ditë nga bombardimet”.
Anton Gerashenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, deklaroi se luftanijet ruse nisën një sulm në brigjet e Odesas rreth orës 03:00 me orën lokale.
Gerashenko në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, shkroi: “Pushtuesit rusë filluan të gjuanin me raketa dhe artileri nga anijet në brigjet e Ukrainës në rajonin e Odesas, afër fshatit Tuzla.”
Ai u shpreh se anijet po godasin me një intensitet me sasi të mëdha municionesh nga një distancë e largët, dhe shtoi: “Nuk ka pasur asnjë përpjekje për zbarkimin e trupave ushtarake.”

