Ulen temperaturat, por moti mbetet i nxehtë
Edhe sot e nesër pritet të mbajë mot i nxehtë, por që nga e diela do të ketë ulje të temperaturave.
Sipas Prishtina Weather vonë të shtunën shihet afrimi i një sistemi frontal që mundëson rrebeshe shiu.
Në kushte të kthjellimeve dhe motit më të nxehtë nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.
Megjithëse do të ketë edhe vranësira ditën e enjte, nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
29.07 – Kryesisht me diell e më nxehtë.
30.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.
31.07 – Jo aq nxehtë, kryesisht me vransira, aty këtu me mundësi për riga lokale shiu.
1.08 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell dhe shumë ngrohtë.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, deri të hënën zbresin në 14C. Maksimalet shkojnë deri në 35C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28C e 27C ditën e diel dhe të hënë.

