Ulqini do të bëhet me aeroport

Ulqini, qyteti turistik në Mal të Zi mund të bëhet me aeroport pasi kjo është paraparë në planin strategjik. 

Me aprovimin e Planit Hapësinor Urbanistik të Komunës së Ulqinit dhe Draftin e Planit Strategjik të Komunës deri në vitin 2028, parashihet mundësia e ndërtimit të aeroportit në Ulqin, në brendësinë e Plazhit të Madh, njofton ul-info.com, i cili ka hapur edhe një sondazh për të marrë mendinin e publikut në lidhje me këtë.