Ulqini me 20 mijë banorë – 34 këshilltarë komunalë, Gjilani me 100 mijë – 35
Komuna e Ulqinit, e cila deri tani kishte 33 këshilltarë në asamblenë komunale, nga zgjedhjet e ardhshme në mars të këtij viti do t`i ketë 34.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, numri i zgjedhësve në regjistrin zgjedhor për zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit është 20.434.
Kjo do të thotë se në parlamentin lokal në të ardhmen do të jenë 34 këshilltarë, respektivisht një më shumë se deri tani.
Sipas Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve parashihet që në Kuvendin e Komunës të zgjidhen 30 këshilltarë si dhe një në çdo 5 000 zgjedhës.
Në Kosovë, ndërkaq, një komunë me 99 mijë e 999 banorë mund t`i ketë 35 anëtarë të Kuvendit, sa ka Gjilani, për shmebull, me afër 100 mijë banorë.
Nëse do të përdorej formuila e njëjtë komua e Gjilanit, që kët u mor vetëm si shembull për krahasim, do të duhej t`i kishte 55 asamblistë.
Në dy-tri mandatet e para, deri te regjistrimi i popullsisë, Kuvendi Komunal i Gjilanit i ka patur 41 vendimmarrës, sipas përllogaritjes së numrit të banorëve në rreth 130 mijë./Mediafokus.info

