“Unë e dua”, Adelina Tahiri iu përgjigjet komenteve negative për bashkëshortin e saj

Këngëtarja Adelina Tahiri ka krijuar një marrëdhënie të konsoliduar me bashkëshortin e saj, Serjozha Markov, me të cilin ka pothuajse pesë vite e martuar.

Ajo komentohet pothuajse në çdo postim të sajin në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë komentet negative në lidhje me diferencën në moshë që ka me bashkëshortin e saj.

Megjithatë, ajo nuk ngurron të postojë foto nga jeta e saj me Markov dhe djalin e tyre ku nuk mungojnë as dedikimet e ëmbla mes tyre.

Së fundmi ajo ka vendosur të iu përgjigjet përsëri komenteve negative për martesën e saj me Serjoza Markov, nëpërmjet një dedikimi për të.

“Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu s’ju pëlqeu unë e dua!”, shkruan këngëtarja krahas fotos së bashkëshortit të saj.

Por, ashtu si në shumicën e postimeve të saj nuk kanë munguar komentet mbëteshtetëse dhe kritikuese.