“Unë se shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë“ – Big Mama pas daljes nga Ferma VIP
Çmimin e shout “Ferma VIP”, siç dihet tashmë e ka fituar Big Basta, bashkëshorti i Vesa Lumës.
Por një Big tjetër (Big Mama) ka reaguar në lidhje me këtë, duke hedhur dyshime se fituesi është paracaktuar.
E ftuar në emisionin Krejt n’Debat, ajo hedhur dyshime mbi ndershmërinë e rezultatit.
“Për mua fitorja ka qenë Roni edhe jam shumë me fat që e kam fitu. A pse s’kam fituar [spektaklin] ajo është e ditur është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikush ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes dhe i intereson vetëm titulli. S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë se shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë“, u shpreh ajo pa asnjë filtër.
Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, duke vënë në pikëpyetje transparencën e reality shoë-t dhe peshën reale të votës së publikut në vendimmarrjen finale.
Si asnjëherë tjetër, hijet e dyshimit janë ngritur nga një pjesë e madhe e finalistëve. Pos Big Mamës, këtë gjë e kishte thënë hapur edhe Andueli, pa përjashtuar Andrean.
