UNICEF: Gjilani, komunë mike e fëmijëve
“Kam dëshirë që edhe kryetarët tjerë të komunave të vijnë dhe të mësojnë prej shembullit të Gjilanit se si të bëhet një komunë mike për fëmijë. Ky do të jetë një shembull i bashkëpunimit, jo vetëm për Kosovë, por edhe më gjerë, në regjion. Faleminderit kryetarit Haziri që i është bashkangjitur kësaj iniciative”.
Kështu ka thënë sot drejtorin e UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, pas nënshkrimit të memorandimit të mirëkuptimit me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për realizimin e të drejtave të fëmijëve.
Sahin ka theksuar se dëshiron që që në komunën e Gjilanit çdo fëmijë të ketë një fillim të mirë në jetë, që nga shtatzania e deri në ciklin parashkollor.
Kryetari Lutfi Haziri, pasi e falënderoi UNICEF për bashkëpunimin, tha se Gjilani tashmë edhe qytet mik i fëmijëve.
“Gjilani tashmë është mik i fëmijëve në kuadër të programit që UNICEF e ka përzgjedhur për tri komuna të Kosovës. Po ashtu, kam përfaqësuar qytetarët e Gjilanit në Konferencën e Athinës, që në nivel regjional e ka organizuar UNICEF, si formë e re e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Është tejet e rëndësishme që të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta i kemi integruar në sistemin edukativ”, tha Haziri./MediaFokus/

