UP zgjedh dekanët e rinj, mes tyre është gjilanasi Arben Musliu

Ndryshe, prof. dr. Arben Musliu, studimet themelore i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, ato të magjistraturës në SHBA, kurse doktoratën në Shqipëri.

Është autor i dhjetëra punimeve shkencore të indeksuara në platforma kredibile dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në Departamentin e Agrobiznesit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të UP-së, raportin kryelajmi.com

Në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultetet e ndryshme të universitetit.

Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar në zgjedhjen e suksesshme të dekanëve.

Dekanët e zgjedhur apo rizgjedhur në njësitë përkatëse akademike janë:

  1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi
  2. Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri
  3. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu
  4. Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi
  5. Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari
  6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj
  7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi
  8. Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi
  9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani
  10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi
  11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci
  12. Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka
  13. Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj
  14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca

Mandati i dekanëve të rinj fillon m.e 1 tetor 2024