UPGJ ‘Kadri Zeka’ organizon pritjen e studentëve të rinj sipas këtij orari

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të premten, 15.10.2021, organizon pritjen e studentëve të rinj.

Drejtues të Fakultetit të Edukimit bashkë me stafin e tyre presin studentët në sallën A12 në ora 90:30;

Drejtues të Fakultetit Juridik dhe stafi akademik presin studentët në sallën B11 ora 10:00;

Drejtues të Fakultetit Ekonomik dhe stafi akademik i këtij fakulteti presin studentët në sallën B01/02 (amfiteatri), ora 9:30;

Drejtues të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe stafi i tyre presin studentët në sallën B21, ora 10:00;

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara programi Matematikë Arsimore do të priten në sallën A23 në ora 90:30, nga drejtuesit e ketij Fakulteti.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uron mirëseardhje të gjithë studentëve, duke u dëshiruar suksese në studime.