Ushtaraku shqiptaro-amerikan ka një mesazh për Kosovën: Ky është plani i Serbisë

Ushtaraku shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha, në një postim në Facebook ka paralajmëruar se nuk duhet vazhduar dialogu me Serbinë.

Ai ka porositur kastën politike që ta ndalë dialogun, derisa Serbia të kërkojë falje për të gjitha të bëmat e saj gjatës periudhës së luftës.

Maralusha shkruan në llogarinë e tij se qëllimi i Serbisë është që përmes Minishengenit të kthehet në Kosovë, kështu pa e shpenzuar asnjë plumb.

Kjo thirrje nga ushtaraku Shqiptaro-Amerikan vjen menjëherë pas fitores së madhe të demokratit Joe Biden, i cili njihet si një përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës.