Ushtarët amerikanë: “Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo gjatë vizitës në Teksas ka takuar ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e agresionit nga Serbia vitin e kaluar, gjersa ka përcjell edhe mesazhin e ushtarëve amerikanë.

Lexoni të plotë postimin e presidente Osmani në Facebook:

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.

Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës.

Kosova është e bekuar që ka këtë mbështetje.