Ushtari i dëshmorit

Pas ceremonisë së betimit në FSK, Isaj Ademi nga Drenasi ka vizituar varrin e babait dëshmor Maliq Ademi.

Prej atje ka shkruar disa fjalë prekëse për babain.

Kosovë t’u shtu edhe një ushtar nga gjaku i një deshmori të Kosovës!.

Postimi i plotë:

Kur u njoha me figurën tënde, ti ishe me uniformë lirie, nuk e dija peshen e saj deri sa e kuptova se Atdheu gjaku jonë që nuk falet! Sot i heshtur po me plot krenari po e barti uniformën e Ushtrisë sonë e që këtë suksese ta dedikoj ty dhe njerzërve si ti që na e sollët këtë liri e që fal juve kemi ushtrinë tonë!

Do të vazhdoj idealin tënd, rrugën tënde e gjithmonë do të jesh shembulli im!

Une të njoha me rroba lirie e tash edhe ti do të më njohesh të tillë!

Shpresoj që do të jesh krenar me mua!

Kosovë t’u shtu edhe një ushtar nga gjaku i një deshmori të Kosovës!.