Ushtria e Maqedonisë vjen në Kosovë në rol paqeruajtës

Kontingjenti i parë i ushtrisë së Maqedonisë u nis drejt Kosovës, ku do të shërbejnë në gjashtë muajt e ardhshëm në kuadër të KFOR-it, informoi Ministria e Mbrojtjes.

“Sot si anëtare e NATO-s mund të ndihmojmë edhe tek fqinjët tanë. Kjo dëshmon se sa kemi kaluar së bashku, me sa probleme jemi përballur dhe sa jemi pjekur si njerëz dhe si shtet”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në solemnitetin me rastin e dërgimit të këtij kontingjenti të parë në Kosovë.

Sipas paralajmërimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, pjesëmarrje e pjesëtarëve të Armatës në misionin e KFOR-it në Kosovë do të vazhdojë të rritet gjatë vitit 2021.

“Që në rotacionin e radhës, plani është numri i pjesëtarëve të KFOR-it të rritet në mbi 60, ndërsa nga vera e ardhshme së bashku me partnerin tonë shumëvjeçar Gardën kombëtare të Vermontit nga SHBA-ja, jashtë prej kontributit të vendosur në rotacion në periudhë prej 9 muajve do të rritet me mbi 100 pjesëtarë të Armatës.

Gjithsej nga vera e ardhshme në misionin e KFOR-it do të marrin pjesë rreth 180 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Armatës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.