Ushtria shqiptare shpëton një fëmijë 4 vjeçar nga rrënojat e tërmetit

Shqipëria i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në lidhje përmes Skype nga Malatya, për “KlanNews ka qenë Kolonel Dr. Elton Reso, është shprehur se ekipi shqiptar është duke punuar për të shpëtuar njerëz nga rrënojat në një pallat 6-katësh të shembur atje.

Mes të tjerash, Kolonel Dr. Elton Reso ka thënë se ekipi shqiptar ka shpëtuar nga rrënojat një fëmijë 4-vjeçar, duke ndërhyrë menjëherë sapo dëgjoi zërin e të miturit.