Ushtria turke pajiset me pushkën kombëtare që garanton 15 mijë të shtëna
Forcave të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe Forcave të Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë, iu dorëzuan pushkët e prodhuara nga kompania KaleKalıp.
Në një deklaratë nga kompania thuhet se pushka e këmbësorisë KCR556 produkt i KaleKalıp e cila është plotësisht prodhim vendas është projektuar në një strukturë modulare dhe e përshtatshme për t’u përdorur me të dyja duart.
Pushka e këmbësorisë funksionon me strukturën e saj që redukton akumulimin e qymyrit dhe transferimin e nxehtësisë pa pasur nevojë mirëmbajtjeje deri në rreth 10 mijë fishekë dhe ka një peshë 2 kg e 630 gram pa karikatorin.
Pushkët iu dorëzuan Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe Forcave të Komandës së Forcave Tokësore.
KCR556 si “pushka e vetme dhe para e Turisë e cila ofron garanci të tytës prej 15 mijë të shtënash” do t’u dorëzohet edhe përdoruesve të tjerë.

