UT i fton absolventët të bëhen pjesë e ceremonisë së diplomimit
Universiteti i Tetovës fton të gjithë absolventët që të bëhen pjesë e ceremonisë madhështore të diplomimit.
Ceremonia do të mbahet në hapësirën para Rektoratit të Universitetit të Tetovës, në prani të mediumeve, prindërve, mentorëve, stafit akademik dhe miqve tuaj.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë absolventët e UT-së, të cilët do të regjistrohen në sportelet e referentëve të fakulteteve, nga data 21 deri më 25 qershor 2021.
Mos lejoni që t’u ikë rasti! Bëhuni pjesë e ceremonisë! Hidhni Kapelat!!!

