Uta Ibrahimi merr medaljen e artë për ngjitjen në Majën Lenin
Alpinistja kosovare nga Gjilani, Uta Ibrahimi ka fituar medaljen e Artë në Kirgistan, për ngjitjen në Majën Lenin, të lartë 7134 metra.
Njoftimin e ka bërë vetë Ibrahimi përmes një postimi në Facebook.
“Kosova merr edhe një medalje të Artë, për herë të parë, por këtë herë në Kirgistan, për ngjitjen në Majën Lenin me 7134 metra … e faqet e mia, njifar ngrimje e djegje të vogël.
Paramendojeni në secilën ngjitje me marr kaj medalje, mu kish thy qafa”, ka shkruar Uta Ibrahimi.
Kush është Uta Ibrahimi?
Alpinistja Uta Ibrahimi, eshte vajza e parë nga Ballkani, e cila deri tani kishte ngjitur pesë majat e Himalajeve dhe ishte listuar e 138-ta në ‘Google’, listë kjo e krijuar në nderim të Hitorisë së Muajit të Gruas.
Tani, Uta e ka ngjitur edhe nje maje tjetër.
‘Vitin e kaluar bota ka kërkuar në Google për ‘gruan e parë’ më shumë se kurrë më parë’, ka shkruar Google në kanalin zyrtar në Youtube. Google po ashtu ka shtuar se gratë e kësaj liste janë ato që kanë thyer barriera e kanë inspiruar të tjerat.
‘Mirëmëngjesi … në mesin e shumë grave të tjera edhe unë në Majen Everest, në videon e Goggle duke e festuar Javën e Grave’, kishte shkruar gjilanasj Uta Ibrahimi.
Ajo ka pushtuar edhe ‘Majën e Vdekjes’ dhe synon t`i arrijë të gjitha majat e njohura në botë./Mediafokus.info


 
 
 
						 
						