Uta Ibrahimi: Nuk mund ta besoj që humbëm 4 njerëz dhe unë isha kaq afër kësaj

Alpinistes kosovare Uta Ibrahimit i është rrezikuar jeta nga ortekët derisa ishte duke u ngjitur në majën e Shisha Pangmas në Kinë.

Ajo ka bërë një postim, përmes së cilit e ka treguar tmerrin që e përjetoi, ku si pasojë vdiqën disa persona.

Uta e ka shpjeguar krejt ngjarjen dhe mënyrën se si vdiqën alpinistët tjerë.

Ajo thotë se nuk është në gjendje të mirë, edhe pse i shpëtoi më të keqes.