Uta Ibrahimi: Tragjedia në K2

Uta Ibrahimi

Mu dasht kohe me u kthy ne shpi, me u rahatu edhe me u qmall me njerzt e shpirtit, me e ngi barkun edhe me e kuptu se cka ndodhi ato dite, pergjate ekspeditave dhe sidomos ne tragjedine e K2.

K2 fillova ngjitjen menjiher pas majes Broad Peak, ku per shkak qe ekipa na kishte lan mbrapa dhe nuk ishte kthy me na ndihmu me e gjet shtegun, une bashk me Sherpen i kalum 6 ore ne bardhesi totale, duke tentu me gjet shtgun e kthimit, pas nje orteku dhe nje ramjes ne kravas, nona natyre na e qeli qiellin per disa minuta sa me e pa shtegun edhe me u kthy ne C3.

Ne vend se me u kthy me grupin e ngjitesave te tjere, nga e njejta ekip, na u kthym 6 ore me vone, per shkak se ekipa kishin vendos mos me na ndihmu. At nate, sherpa u semur ne sy. E humbi shikimin. Une isha shume e lodhun, por qe bona cmos qe me zi ujin, me bo supe, me i dhon ilaqe Sherpes, qe me u forcu per te nesermen.

Isha me plot inat se qysh nuk u kthy askush nga ekipa tu e perfshi edhe Kristine Harila, Josete, dhe Sherpat / 30 min me shume rruge per ta, e per ne 6 ore. Edhe ma e keqja, se cka nese nuk qelet moti isha e pergatitur me i humb noj gisht te komes apo dores.

Por qe, u mundova me i arsyetu. Secili i ka projektet e veta edhe keshtu vazhdova te nesermen ne Kamp Baze dhe po me te njejten ekip vazhdum ngjitjen ne K2.

Arsyeja pse po e tregoj kete rast eshte per faktin qe shume shpesh njerzt vdesin atje nalt per mos kujdes te kolegeve te tjere. A duhet me u idhnu?

Eshte diskutim shume i gjate qe veq njerzt qe kalojne neper ekspedita atje nalt munden me kuptu / jo ata qe kqyrin me u bo te famshem edhe me shfrytezu rastin me u bo kunder, veq per me marr simpati te mases.

K2 dhe vdekja e MuhammadHasan’

Date 26 ishim nis drejt majes, secili neper ekipe te veta. Une isha me Sherpen tem, Pasang Sherpa.

Ne nderkohe, kompania SST ka pas nje numer te madh te Sherpave sepse disa prej tyre kane qene ne ekipe te Kristina Harila, dhe disa te tjere ne ekipen e fiksimit te litareve. Te gjithe te tjeret i kemi pas nga nje Sherpa – Guida.

Personalisht, pak para se me mberi ne Bottle Neck, jemi ndal per shkak se e gjithe ekipa para neve eshte ndal dhe kemi prit nja 1.30-2 ore (nuk me kujtohet sakt).

Ne ate kohe, na ran dy orteqe ftyres, morem vesh qe ekipa e fiksimit ka probleme, vazhdum ngjitjen edhe pak, me pastaj e kuptum qe nje pjese e ekipeve posht neve po kthehen per shkak te orteqeve dhe kerkush nuk e kish idene se cka po ndodh nalt.

Nje numer i vogel i alpinistave eshte kthy edhe ato jo per shkak te aksidentit, por per shkak te orteqeve.

Bottle Neck eshte sektori ma i veshtire, edhe ma i pasigurt i krejt ngjitjes. Aty nuk ki qef me kalu as edhe 1 min e leje mo me u ngjit per 1 ore.

Kur e nis ecjen ne BN e din qe ska kthim mbrapa. Per kete arsye ne BN funksionin si nje zingjir. Krejt ecin te nalt, edhe krejt ecin te posht, te njejten kohe. Ndryshe nuk mundesh.

Pak para se me mri te pjesa ku MuhammadHasan ishte i shtrire, fillimisht mendova qe eshte trup nga vitet e kalume. Sherpa po me thot qe sigurisht eshte nga vitit i kalum. Pasang e ka ngjit K2 disa here.

Po afrohem edhe ma shume dhe po e shoh qe MuhammadHasan eshte i shtrire dhe bashk me te eshte nje pakistanez tjeter dhe nje sherpa qe po mundohen me i ndihmu.

Njeri po provon me marr ndihme ne Kamp Baze dhe tjetri po mundohet me pa se qysh me bajt trupin e tij te posht.

Me cka pash ke qe ne duhet me leviz sa me shpejt edhe me i liru vendin qe ata me u kthy te posht, keshtu qe vazhdova edhe une sikurse te gjithe te tjeret.

Pervq asaj, ate dite ne Kamp 3 kisha njohuri se ekipa e Kerkim Shpetimit e Paksitanit ishin duke tentu me sjell nje trup te pa jete nga vitet e kalume posht ne kamp baze – mendja jem qe ata vijn me e ndihmu MuhammadHasan.

Pas majes, me kthim te posht e kutova qe MuhammadHasan kishte nderru jete.

Isha e lodhun, edhe nuk mujsha me procesu ma shume se cka ka ndodh, cka u dasht me ndodh, cka u dasht me bo, etj.
Kur u ktheva ne kamp baze e kuptova qe MuhammadHasan kishte punu ne kuzhine te Laila Peak – kompani pakistanze. Nuk kishte pas pervoje ne ngjitje dhe paisjet jo te duhura.

MuhammadHasan kishte vendos me tentu ngjitjen per nje shume te vogel te hollave qe kompania ja paska ofru per shkak te kushteve te veshtira ne shtepi.

Ne nderkohe, mediat edhe ‘alpinistat’ po shkepin urretje ndaj te gjitheve qe u ngjiten at dite ne K2, ku ata qe me te vertete e dijn situaten e Bottle Neck dhe K2, 8200 metrave, e kuptojne qe ndihma ndaj tjetrit eshte shumeeeee shumeeeee e veshtire.

Ndjej dhimbje te thelle per humbjen e jetes se tij. Kam qene shume shpesh ne situata ku jeta edhe vdekja kane qene shume afer, dhe qe ky moment me ka trondit jasht mase, por qe kjo eshte pjese e ngjitjeve ne lartesi te medhaja, dhe per kete arsye UNE matem mire para se me u nis ne secilen ngjitje … dhe qe lamtumirat ne aeroport nuk e di nese jane te fundit!

Pusho ne paqe Muhammad Hasan!