Uzunaliq: Me këto pensione që marim nuk mund t’i blejmë as barnat

Shkrimi i portalit mediafokus për mësuesit e viteve të ’90-ta, është mirëpritur nga lexuesit, të cilët kanë lavdëruar mësuesit e asaj kohe.

Njëherësh kanë bërë sqarime edhe për gjendjen e tashme të disa kategorive tjera që në ato vite i kanë shërbyer intetesit kombëtar, ndërsa tani ndihen të harruar.

Ja çka thotë Makfire Uzunaliq në komentin e saj:

Ka mjaft prej nesh që kemi qenë të detyruar të shkojmë në pension të parakohëshëm, pa deshirën tonë.

Tani jemi të dëmtuar dhe nuk na takon shtesa për pension.

Kjo është anashkalim dhe shkelje e të drejtave tona, që nuk mund t’i realizojmë si kolegët tanë të viteve 1990/99.

Edhe neve gjatë viteve 1999 na u ndërprenë pensionet.

Me këto pensione që marrim tani nuk mund të blejmë as barnat.

Në gjendje të veshtirë jemi një numër i konsiderueshëm yni që burim tjetër financiar nuk kemi.

Ministria e re duhet të ndryshojë skemen ekzistuese, e cila pensionistëve ua ka humbur dinjitetin dhe statusin, përfundon postimin e saj Makfire Uzunaliq./Mediafokus/