Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Lipjan, ku një vajzë 22-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Sinjali mëson se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija e ka kërcënuar me vrasje dhe ka tentuar që ta sulmojë fizikisht, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Bazuar në dëshminë e saj, konflikti mes tyre ka plasur për shkak se viktima e ka kontrolluar telefonin e vajzës dhe aty plasi sherri.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarën dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Dhunë në familje’. (foto ilustrim)