Vajza 3-vjeçe nxirret e gjallë nga rrënojat pas tri ditësh
Nga rrënojat e ndërtesave në Turqi u nxor e gjallë një vajzë 3-vjeçare. Mediat vendëse raportojnë se, përpara vajzës, u nxorën të gjallë nëna dhe babai i saj.
Vajza e vogël me emrin Elif, u nxor nga gërmadhat mes duartrokitjeve dhe më pas u transportua në spital ku u konstatua se ka plagë të lehta.
‘Zoti bëri një mrekulli për ne ditën e sotme”, u shpreh gjushi i saj.
Edhe pse shpresat për ta gjetur Elfin të gjallë po shuheshin, vajza u nxor me jetë nga rrënojat e banesës në Doğanlar, 65 orë pas tërmetit.
Të pranishmit në momentin e gjetjes së vajzës, nuk i mbajtën dot lotët.

