Vajza dhunohet gjatë vizitës te nëna e saj

Një vajzë nga Gjakova ka raportuar në polici se është dhunuar në mënyrë sistematike nga i dyshuari mashkull.

Sipas saj, dhunimi për herë të fundit ka ndodhur kur ka shkuar për vizitë te nëna e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM /Gjakovë 10.07.2022-22:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se, para disa ditëve kur kishte shkuar tek nëna e saj për vizitë, i dyshuari mashkull kosovar e kishte dhunuar dhe sipas viktimës kjo ka ndodhur në mënyrë  sistematike. Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke hetuar rastin.