Vajza e ‘çon’ babanë në burg
Një burrë në Prishtinë ka përfunduar në burg, pasi është denoncuar nga vajza e tij e mitur për keqtrajtim fizik.
Prishtinë, 23.07.2021 – 20:03. Viktima femër kosovare, e mitur, ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht dhe është kanosur nga babai i saj mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

