Vajza e Qerim Çoçaj me dedikim prekës: Kishe zgjidhje për gjithçka

Sot është përvjetori i tragjedisë që e shkaktoi kamioni transportues, ku për pasojë, ndërroi jetë në vend afaristi i njohur, Qerim Çoçaj, transmeton Mediafokus.info.

Vajza e tij, Saranda Çoçaj-Krasniqi, në 1-vjetorin e vdekjes tragjike, i ka bërë një dedikim prekës.

“Ti kishe nje zgjidhje për gjithçka”, ka shkruar, ndër të tjera, ajo, raporton Mediafokus.info.

Ja postimi i plotë i vajzës së Qerim Çoçaj:

1 vitë pa TY

Ndoshta jo rastësisht ishte 7 Marsi dita kur na le, o Mësuesi ynë i jetës, o Baba jonë i dashur, pasi gjithqka qka ne sot jemi, prej teje e kemi mësuar.

Ti kishe nje zgjidhje për gjithqka,

Ti dije qfarë dhe kur të thoje,

Ti dije kur të heshtje, e të dëgjoje se c’thonë,

Ti dije si të afroje e kë të largoje.

Edhe ti , sikur ne, ke mbetë herët pa babë, po pse o Babi, asnjëherë nuk na ke tregu sa e vështirë është jeta pa prind? Qka ti bëjmë gjithë këtij malli që e kemi në shpirt? Si hiqet gjithë kjo dhimbje?

Saher thoje o babi: “Jetë e rrejshme osht kjo dynja o fmijtë e mi, një fjalë e mirë, një punë e mirë le t’mbetë”, e ti ia arrite, kudo që emri yt përmendet, vetëm mirënjohje dhe krenari ndjemë.

Zemrat të mbushura me nderë, fëmijët e kujt jemi.

-Qerim Çoçaj, një dashuri e pavdekshme

/MediaFokus/