Vajza e tezës së presidentes Osmani emërohet u.d. e rektores së UP-së

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka shkarkuar sot rektorin Naser Sahiti. Ndërkohë që si ushtruese detyre të kësaj pozite ka emëruar Luljeta Plakolli Kasumi.

Plakolli – Kasumi ka lidhje të ngushta familjare me presidenten e vendit Vjosa Osmani. Presidentja ushtruesen e detyrës së rektores e ka vajzë të tezes.

Plakolli-Kasumi ka pranuar se është familjare e presidentes Vjosa Osmani, por ka thënë se me presidenten janë kushërira të largëta.

“Nëse mu ka propozuar emri, ajo është me siguri për shkak të meritave të mia, punës time jo pse jam familjare e dikujt”, ka deklaruar ajo për RTV Dukagjinin.

Ndryshe, Luljeta Plakolli Kasumi, siç ishte raportuar më herët në media kishte arritur që në qershor të vitit të kaluar të vaksinohej, ndonëse sipas rregullave të atëhershme vaksinimi bëhej sipas moshës së cakatuar.

Kushërira e presidentes Osmani ksihte arritur të të zinte një vend në listën e vaksinimit teksa derisa mijëra të moshuar mbi moshën 65-vjeçare prisnin në radhë për të marrë dozat e para.