Vajza rrah nënën, arrestohet nga policia

Një grua në Prishtinë është arrestuar pasi që e njëjta e kishte sulmuar fizikisht nënën e saj.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 06.07.2021 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.