Vajza shqiptare denoncon “shoqen”: Më mori rrobat dhe tani m’i shet online

Ndarja e qirasë për vajzat është një vendim shumë i vështirë pasi gjithmonë duan të gjejnë vajza të ngjashme me to, që t’iu besojnë paratë, veshjet dhe gjithçka tjetër mes vajzave.

Por jo gjithmonë ndodh kështu pasi ka raste kur kêto vajza me të cilat përveçse ndan qiranë dhe gjërat personale të shkelin besimin.

Një vajzë ka denoncuar në redaksi atë që i ka ndodhur me një prej vajzvave me të cilën ka ndarë qiranë para pak muajsh. Ajo ka treguar se kjo vajzë e cila nuk jeton më me të i ka marrë shumicën e rrobave dhe tani i shet online në një faqe biznesi që ka hapur. Vajza i ka kërkuar llogari disa herë vajzës që i ka marrë rrobat dhe po ia shet por ajo i ka bërë bllok në disa adresa.

Mesazhi i vajzës:

Pershendetje JOQ, Jam nje goce qe jetoj ne tirane ,para pak muajsh kam ndare qerane me disa vajza ku njera prej tyre kur iku per disa nga arsyet e veta me ka mar shumicat e rrobave te mija .Qe mos te mjaftonte kjo ka hapur faqje online ku po i shet . Doja ti thoja gocave te tjera qe te ken kujdes me ke e ndajn qeran pasi ndodhin dhe gjera te tilla . Para nje muajsh hidhte story me rrobat e mia i shkruajta tja jepte dikujt qe te mi sillte por me beri bllok. Para disa ditesh pash nga nje Instagram tjeter qe kishte halur faqje online dhe i shkruajta. Para disa ditesh pash nga nje Instagram tjeter qe kishte halur faqje online dhe i shkruajta Ku dhe te kjo faqe me beri bllok