Vajza shqiptare shpallet më inteligjentja në Gjermani

Gerta Miftari nga Kosova, e cila jeton në Gjermani, është shpallur personi me inteligjencën më të lartë nga Ministria e Arsimit në Gjermani.

Miftari, që në moshën 12-vjeçare filloi të ligjëronte në gjuhën gjermane, angleze dhe frënge, transmeton albinfo.ch.

Në të ardhmen, Gerta e sheh veten si një juriste.

“Prindërit e mi janë nga Kosova dhe unë e ndjej veten kosovare edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Ata e kanë vërejtur që unë gjithmonë kam pasur një dëshirë të madhe që e vogël për librat. Jam shumë falënderuese për familjen time dhe për përkrahjen që kam marrë nga ata” – tha Gerta Miftari për Portalb.

Në një konkurs me 40 garues, 16-vjeçarja, Gerta Miftari e fitoi titullin si vajza me inteligjencën më të lartë në Gjermani.