Vajza sulmon nënën e saj si dhe zyrtaren policore
Një rast i dhunës në familje ishte raportuar në Polici.
Një e dyshuar e kishte sulmuar nënën e saj. Por, kur Policia arriti në vendin e ngjarjes, e dyshuara e sulmoi edhe zyrtaren policore.
Viktima dhe e dyshuara kanë marrë trajtim mjekësor. Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore.
Pas inicimit të rastit, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE /SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Vushtrri 16.09.2025 – 20:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj. Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore. Pas inicimit të rastit, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

